Kate Middleton sërish shtatzënë?

Mediale Vip

Kate Middleton sërish shtatzënë?

Më: 6 janar 2019 Në ora: 19:02
Kate Middleton

Familja mbretërore ende nuk e ka konfirmuar lajmin, por është e çuditshme që ende nuk i kanë demantuar informacionet.

Familja mbretërore britanike po zgjerohet me shpejtësi në vitet e fundit. Në prill të vitit të kaluar, Kate lindi Princin Louis, dhe më pas, në fund të vitit, Megan Markle njoftoi shtatzëninë e saj. Fëmija Harry dhe Megan do të mbërrijnë në pranverë, dhe tani pritet që në familjen mbretërore të vijë edhe një princ tjetër.

Kate dhe William tashmë kanë tre fëmijë - Princi George (5), Princesha Charlotte (3) dhe princi tetë muajsh Louis dhe portalet britanike raportojnë se një burim i afërt me familjen tha se Kate tha se donte "të paktën tre fëmijë". Dukesha e Cambridge u shfaq në publik në festën e Krishtlindjes, dhe trupi i saj i hollë të paktën nuk dha shenja të shtatzënisë.

Megjithatë, ndoshta ky është çelësi i tij. Përkatësisht, në tre shtatzënitë e para, Kate vuajti nga hiperemeza e shtatzënisë - një gjendje që përfshin të vjella, dhe në raste ekstreme gruaja shtatzënë shtrohet në spital.

Përveç kësaj, hiperemeza e shtatzënisë shkakton dehidratim, dhe humbja e peshës është gjithashtu një pasojë logjike. Kjo është arsyeja pse Kate, në fillim të shtatzënive të saj të mëparshme, dukej dukshëm më e hollë dhe më e dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat