Gjendet e vdekur modelja e njohur

Mediale Vip

Gjendet e vdekur modelja e njohur

Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:08
Annalise Braakensiek

Modelja, aktorja dhe prezantuesja televizive australiane, Annalise Braakensiek, është gjendur e pajetë në apartamentin e saj në Sydney.

Braakensiek, e cila u bë e famshme që prej moshës 16-vjeçare, duke u paraqitur në kopertinat e revistave dhe duke marrë pjesë në show të famshëm televizivë, u përfshi vitet e fundit në punë vullnetare në organizata për parandalimin e vetëvrasjeve teksa përpiqej të hidhte pas krahëve vdekjet e miqve dhe gjyshit të saj.

Trupi i modeles 45-vjeçare u gjet i pajetë ta apartamentin e saj në Sydney pasi miqtë e saj ngritën shqetësime për të, shkruan tvklan. Sipas “the Guardian”, ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e vdekjes së modeles nuk është kryer ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat