Kevin Spacey deklarohet ‘i pafajshëm’ lidhur me akuzat për keqtrajtim të një 18-vjeçari

Mediale Vip

Kevin Spacey deklarohet ‘i pafajshëm’ lidhur me akuzat për keqtrajtim të një 18-vjeçari

Më: 7 janar 2019 Në ora: 18:21
Kevin Spacey

Kevin Spacey është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për ofendim seksual ndaj një 18-vjeçari në vitin 2016.

59-vjeçari akuzohet se e ka prekur në mënyrë të pahijshme një punëtor në një restorant në Nantucket në Cape Cod, në shtetin Massachusetts.

Ai nuk ka folur gjatë seancës dëgjimore dhe gjykatësi nuk ka kërkuar që aktori të deklarohet, porse deklarimi si i pafajshëm ishte përfshirë në dokumentet që ia janë dorëzuar paraprakisht gjykatës.

Aktorit i është ndaluar që të mos ketë kurrfarë kontakti me personin që ka ngritur padi në muajt në vijim, ndërsa rasti është shtyrë deri më 4 mars.

Spacey është dashur të kalojë nëpër turmën e gazetarëve për të kaluar nga vetura e tij deri në gjykatë, ku është mbajtur seanca dëgjimore që ka zgjatur 10 minuta.

Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar ka dashur ta shmangë paraqitjen e tij në gjykatë, teksa avokatët e tij kanë thënë se prezenca e aktorit do ta shndërronte seancën në një cirk.

Gjykata në Nantucket është shumë pranë vendit, ku dyshohet se ka ndodhur incidenti në vitin 2016. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat