Pas Golden Globes, Taylor Swift vazhdoj argëtimin me Joe Alwynin

Mediale Vip

Pas Golden Globes, Taylor Swift vazhdoj argëtimin me Joe Alwynin

Më: 8 janar 2019 Në ora: 09:24
Taylor Swift dhe Joe Alwynin

Taylor Swift i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj në Golden Globes.

Këngëtarja amerikane i la të gjithë gojëhapur në festën e organizuar pas ceremonisë së ndarjeve të çmimeve.

Ajo vazhdoi ndejën me 27-vjeçarin Joe Alwyn, i cili dyshohet se është i dashuri i saj i ri.

Të dy u treguan të kujdesshëm që të mos bënin fotografi së bashku, por nuk u ndanë gjatë gjithë natës.

Joe arriti i pari në festë dhe pas 30 minutash iu bashkua 29-vjeçarja, tregojnë burime për HollywoodLife.

“Sapo e pa Joe, ajo shkoi ta përqafonte. Më pas vendosi kokën në shpatullën e tij, por ai ia kapi dorën dhe e puthi. Ishte shumë e këndshme. Taylor ishte e lumtur dhe u largua nga festa, dorë për dore me Joe”, tha një burim për TMZ.

 

Ndryshe, 27-vjeçari është aktor me profesion gjersa ka luajtur në filmat e tillë, si “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” dhe “The Favourite”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat