Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son po vijnë me bashkëpunim të ri - Bota Sot
Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son po vijnë me bashkëpunim të ri

Mediale Vip

Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son po vijnë me bashkëpunim të ri

Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:20
Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son

Reperët e njohur Ledri Vula, MC Kresha dhe Lyrical Son shumë shpejt do të vijnë me një projekt të ri muzikor.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur faqja e “Hip hop shqip” në Instagram, të cilët kanë sjellë edhe disa fotografi nga xhirimet e klipit.

Treshja në fjalë shquhen si një ndër emrat më të suksesshëm në zhanrin hip-hop në Kosovë.

Bashkëpunime mes tyre ka pasur edhe më parë, duke kujtuar këtu hitin “Princess Diana” nga Ledri Vula dhe Lyrical Son, i cili u publikua në verën e vitit të kaluar.

Ky projekt i përbashkët do t’i sjell tre reperët në një bashkëpunim ndryshe, që me gjasë do të pritet mirë nga fansat e tyre.

Vet Lyrical Son në një prononcim, ka zbuluar se në vazhdën e këtij projekti, do të lansohet edhe albumi i shumëpritur i tij dhe MC Kreshës, për të cilin kanë punuar tash e dy vite.

“Në aspektin profesional, si PINT, po presim që këtë vit të sjellim në treg albumin “United States of America” për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë disa vjeçare”, ka thënë Lyrical Son për Telegrafin.

Përveç projekteve muzikore, tre rap-artistët në fjalë janë shumë të kërkuar edhe nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...