Can Yaman operon sytë

Mediale Vip

Can Yaman operon sytë

Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:50
Can Yaman

Can Yaman është për momentin një ndër aktorët më të suksesshëm në shtetin turk.

Ai kohë më parë kishte pranuar publikisht se ka prejardhje shqiptare dhe se nuk e mohon kurrë këtë fakt.

Por, 29-vjeçari gjatë ditës së djeshme tregoi se ka përfunduar me sukses një ndërhyrje kirurgjike në sy.

“Për një kohë të gjatë kam qenë i shqetësuar me sytë e mi. Unë i kam operuar ato tri ditë para vitit të ri. dashuri. Turbullt do të shoh edhe në dy javët e ardhshme. Ju falënderoj që jeni brengosur për shëndetin tim”, shkroi ai.

Ai gjatë këtij viti do të kryej edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por që do ta shërbej brenda Turqisë.

Ndryshe, aktori është raportuar se është në lidhje me aktoren që e kishte njohur në serialin, “Erkenci Kus”, Demet Ozdemir.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat