''Më lër të marr frymë nga fryma jote''/ Flori i ''çoroditi'' të gjithë me videon e fundit, por Fifi na bëri lëmsh me këtë detaj!

Mediale Vip

''Më lër të marr frymë nga fryma jote''/ Flori i ''çoroditi'' të gjithë me videon e fundit, por Fifi na bëri lëmsh me këtë detaj!

Më: 11 janar 2019 Në ora: 07:17
Flori dhe Fifi

Çfarë po ndodh mes tyre?! Ç’janë këto skena prej të dashuruarish? 

Një nga personazhet më të njohur të artit shqiptar, duket se ka vendosur t’i konfuzojë të gjithë me jetën e tij private.

Flori Mumajesi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit në rrjetin social “Instagram”.

Image

Kantautori publikoi një videokolazh, të përgatitur nga një fans, ku duken Flori dhe Fifi shumë të afërt me njëri-tjetrin. “E kanë qa”, shkruan Flori bashkëngjitur me videon ku ka etiketuar edhe këngëtaren.

Kaq mjaftoi dhe shumë prej fansave “u çoroditën” dhe e pyetën në komente lidhur me jetën e tij sentimentale, si dhe i kërkuan të tregojë të vërtetën rreth kësaj çështjeje.

Por komenti i Fifit na zuri syrin dhe na u duk shumë interesant pasi tha: “Po që jemi protagonistë të denjë dmth".

Pasi e publikoi të njejtën video në instastory, shkroi: “Shhh” ku bashkëngjiti dhe një emoji. Por ajo që na bëri lëmsh, ishte postimi tjetër në të cilin shkroi: “Më lër të marr frymë nga fryma jote”. Që janë superartistë dhe i duam shumë e dimë, por se çfarë po ndodh mes tyre s’po e marrim vesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat