'S'më donte asnjë burrë, por pa burra s'kam mbetur' Rita Lati zbulon detaje nga jeta private

Mediale Vip

'S'më donte asnjë burrë, por pa burra s'kam mbetur' Rita Lati zbulon detaje nga jeta private

Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:30
Rita Lati

Ajo ka një jetë në skenë dhe me humorin në komedi dhe parodi ndër vite, ka fituar zemrat e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për aktoren plot energji, Rita Lati. Shpeshherë ajo ka folur “pa doreza” për jetën e saj private.

Kur vajza e saj Roza Lati ishte ende e vogël, ajo u nda nga bashkëshorti për të filluar një jetë të re, por kjo nuk e ka bërë Ritën që të ndalet nga suksesi i saj në role të shumta.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan këtë të enjte, aktorja u pyet nga publiku se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti. Me përgjigjen e saj pa komplekse, aktorja tha se “nuk e përballon dot një burrë në shtëpi”.

“S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të iki biri botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, tha Lati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat