“Jam 49 vjeç dhe jam e lodhur, që meshkujt…”, Jennifer Lopez jep mesazhin e fortë

Mediale Vip

“Jam 49 vjeç dhe jam e lodhur, që meshkujt…”, Jennifer Lopez jep mesazhin e fortë

Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:50
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez është një ndër këngëtaret dhe aktoret më të suksesshme në botë. Së fundmi në një intervistë, ajo ka treguar se është e lodhur që ende e pyesin se si është kaq e sukesshme.

Ajo ka thënë për revistën “Harper’s Bazaar”, se është tepër e lodhur nga ziliqarët që e pyesin vazhdimisht përse ka sukses dhe është 49-vjecare dhe ka shtuar se meshkujt nuk përballen me pyetje të tilla.

Lopez është shprehur kështu në intervistë:

Ndihem shumë krenare që kam mbijetuar kaq gjatë në biznes. Në këtë pikë të jetës sime, unë po përpiqem që të kem më shumë sukses. Është e vështirë kur njerëzit të thonë gjithmonë se nuk je e mirë në diçka ose pyesin përse jam e suksesshme. Ti merr shumë gjëra kur je grua e suksesshme, por jo aq sa një mashkull. Një gjë rreth njerëzve, kryesisht femrave është se mund të kesh 12 njerëz që të tregojnë se je fantastike, por vjen një person që të ul poshtë dhe ai zë të mbetet në mendje. Më pas thua me veten, “Prit, unë kam kohë që po e bëj këtë. Nuk është një gabim. Kam punuar shumë për të arritur këtu. Dhe e di cfarë? Urime për mua. Jo në mënyrë arrogante, por si ti thuash vetes që po ia del mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat