R. Kelly mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual

Mediale Vip

R. Kelly mohon të gjitha akuzat për abuzim seksual

Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:26
R. Kelly

Një avokat R. Kelly është shprehur se ylli R&B i mohon të gjitha akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.

Ai akuzohet për ngacmimin seksual dhe abuzim me gra dhe vajza në moshë të vogël.

Steve Greenberg tha për Associated Press se akuzat për abuzim të bëra në dokumentarin “Survivng R. Kelly” janë  të rreme, ndërsa shton se as ai dhe as R. Kelly nuk e kanë parë serinë deri në fund.

“Pretendimet nuk janë të vërteta, sepse ai asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, nuk ka detyruar askënd të bëjë asgjë, nuk ka mbajtur askënd të zënë rob dhe nuk ka keqtrajtuar askënd,”-tha avokati, ndërsa vlerësoi talentin muzikor të tij.

Që kur u publikua dokumentari për këngëtarin, disa artistë të cilët kanë bashkëpunuar më parë me të folën kundër tij, duke përfshirë Chance the Rapper, Lady Gaga dhe Phoenix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat