Vajza e vetme e Kledi Kadiut feston ditëlindjen, ja pamje nga festa e organizuar

Mediale Vip

Vajza e vetme e Kledi Kadiut feston ditëlindjen, ja pamje nga festa e organizuar

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:55
Kledi Kadiu prej 3 vitesh është bërë baba i një vajze shumë të ëmbël të quajtur Lea

Balerini i njohur shqiptar me famë në shtetin fqinj Itali, Kledi Kadiu prej 3 vitesh është bërë baba i një vajze shumë të ëmbël të quajtur Lea. Në ditën e lindjes së vajzës ai ka zgjedhur ta urojë në “Instagram” nëpërmjet një videoje. Kledi dhe Lea shfaqen të dy duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Në këtë ditë të veçantë edhe bashkëshortja e balerinit, Charlotte Lazzari, ka publikuar në rrjetet sociale disa momente speciale nga ditëlindja e vogëlushes.

Ata janë mbledhur në një drekë familjare, ku Lea shfaqet mjaft e lumtur teksa hap dhuratat që të afërmit kanë sjellë për të.

Image

Kujtojmë se pak muaj më parë Kledi Kadiu celebroi dashurinë e tij me martesë dhe Lea ishte qershia mbi tortë e dasmës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat