Hande Erçel humbet të ëmën. Ja mesazhi ngushëllues prekës i nënës së Birce Akalay!

Mediale Vip

Hande Erçel humbet të ëmën. Ja mesazhi ngushëllues prekës i nënës së Birce Akalay!

Më: 13 janar 2019 Në ora: 07:01
Hande Erçel me nenen e saj

Dje në mëngjes ka humbur jetën nëna e Hande Erçel e cila trajtohej për kancer. Hande Erçel është ish Miss Turqia, por e njohur në vendin tonë falë rolit të protagonistes përkrah Tolgahan Sayisman në telenovelën “Perla e Zezë”. Duke qenë një emër i njohur, aktorja ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi nga fansat, por edhe kolegët e tjerë e personazhe publike.

Si shumë të tjerë edhe mamaja e Birce Akalay i ka shkruar Handes.

Dy ditë më parë Hande Erçel mori lajmin se gjendja shëndetësore e të ëmës ishte përkeqësuar. Hande Erçel është pjesë e telenovelës së re “Halka”, por pasi ka marrë këtë lajm nga spitali është shkëputur menjëherë nga xhirimet e telenovelës.

Shumë të famshëm kanë ndarë dhimbjen me Hande duke i shkruar në profilin e saj. Një nga këto emra është edhe Yasemin, mamaja e Birce Akalay e cila ka tentuar të ngushëllojë Handen përmes fjalëve të saj.

“Po më dhemb shpirti. E di se vendi më i lumtur për një nënë është pranë fëmijës. E di se aroma më e mirë për një nënë është aroma e fëmijës së saj. Por e di edhe se një fëmi që humbet nënën e tij nuk ka rëndësi se kë ka pranë vetes, ndihet i vetmuar gjatë gjithë jetës. Perëndia i dhëntë qetësinë, varri ju bëftë parajsë. Inshallah fle pranë liqeneve me nur.

Bija ime e dashur Hande Erçel, edhe pse nuk ju njoh, ju jeni si fëmija im. Perëndia u dhëntë durim dhe forcë për të duruar këtë gjendje, ju pastë falë jetën. Ajo do të jetë gjithmonë pranë teje dhe do të të ruajë nga e keqja.” 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat