I kemi parë të gjitha por jo edhe shtëpinë e Ledri Vulës.
Këngëtari Ledri Vula pas shumë angazhimeve jashtë vendit, më në fund është rikthyer në shtëpi.
Si rrallë herë, Ledri Vula i ka zbuluar disa kënde të shtëpisë së tij dhe në njërën prej tyre shihet gjyshja e tij dhe macja e shtëpisë.
Në një tjetër postim Ledri e ka treguar edhe veturën e mbuluar nga bora.
Ndryshe ai së fundmi ishte në Ulqin për ta xhiruar klipin e ri të cilin e ka në bashkëpunim me Mc.Kreshën dhe Lyrical Sonin.
Nuk kanë munguar vizitat edhe në Brezovicë e Greqi.