Rita Ora bëhet imazh i brendit të njohur

Mediale Vip

Rita Ora bëhet imazh i brendit të njohur

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:50
Rita Ora

Rita Ora vazhdon të jetë emër i kërkuar edhe në fusha të tjera, përveç asaj të muzikës.

Rita Ora është bërë fytyra e re e markës së njohur gjermane të veshjeve për femra.

Bëhet fjalë për brendin “Escada”, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Rita përmes rrjeteve sociale.

“Unë jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që jam fytyra e re e ESCADA për kampanjën e tyre #EscadaSS19. Bëhet fjalë për ngjyra të forta, mesazhe të forta dhe gra të forta. Shikoni tregimet e mia për prapa skenave.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë që Rita Ora është imazh edhe i disa brendeve tjera përfshirë “Adidas”, “Tezenis”, “Rimmel”, e të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat