Motra e Labinot Tahirit reagon me tonë të ashpër, ka këtë mesazh për ata që e fyejnë vëllaun e saj!

Mediale Vip

Motra e Labinot Tahirit reagon me tonë të ashpër, ka këtë mesazh për ata që e fyejnë vëllaun e saj!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 janar 2019 Në ora: 21:01
Labinot Tahiri dhe Anduena Tahiri

Anduena Tahiri, këngëtare e mirënjohur dhe drejtoreshë e "AMOL-it", habitet se si disa e gjejnë at forcë që ta shajnë vëllaun e saj, Labinotin, deputetin e Republikës së Kosovës, këngëtarin e mirënjohur dhe njeriun human e me zemër të bardhë e të madhe. Motra e Labit, Anduena është e çuditur se si disa janë kaq të paedukatë dhe nuk dinë gjë tjetër përveç që t'i shajnë njerëz human dhe që e ndihmojnë popullin. Ajo ka këtë mesazh për të gjithë ata që e shajnë të vëllaun e saj dhe mbase ka reaguar me një tonë të ashpër .

"A e dini ju popull i dashur, kur humbet shpresën, kur u lodhet, kur qatë se do ti humbisnit fëmijët e personat e dashur, kur u rrëzuat, kur jetës suaj menduat se i humbi kuptimi, kur u zbeh zemra juaj, kur rreshtet së kërkuari ndihmë nga ata të cilët para syve ju ndihmuan, ndërsa mbrapa ju bën të vuani dhe kur menduat se erdhi koha të dorezoheni... një Zë plot jetë ju ngriti prapë, ishte Zëri i vëllaut tim Labinot Tahirit i cili atëherë nuk pati të bëj fare me politikën, ishte ai i cili këndonte pa ndal, mbante koncerte tre - katër vende, pa pushuar, të hollat të cilat i grumbullonte për ju, qëndronte pa gjumë në sy, me dhimbje për ju, i përlotur dhe duke luftuar me forcat e fundit që të hollat e tij të binin në duart tuaja.

Që buzëqeshja e familjeve tuaj të kthehej përsëri, që ti puthnit prapë fëmijët e familjarët, ishte ai që nuk u ndal, ishte ai që ja pat lotin me zemër, ishte ai që ishte në gjendje të flijonte veten për ju, pa pasur të bëj me këtë "politikë të fëlliqur" e cila dalëngadalë na vrau e po na vret çdo ditë, nga njerëz të pazemërt, nga njerëz që investojnë në vetura e shtëpi luksoze teksa na vdesin të dashurit tanë...

Përse? A thua Labi nuk deshi asgjë tuajën o popull i dashur, përveç dashurisë e shëndetit dhe lumturisë në familjet tuaja dhe kjo nga se u rrit i sfiduar nga jeta, u ballafaqua me situata të vështira, u ballafaqua me njerez që nuk dëshironin ta pranonin as në shoqëri, as ti ndihmonin,e shumë gjëra të tjera, pa marrë parasysh sa e shkatërruan, e lënduan të tjerët, asnjëherë nuk munden ti fusnin ligësi në zemrën e tij.

Kjo situatë e shtyu që të mblidhte forcat e të luftonte deri në momentin që të rimëkëmbët këta shpirta të thyer, Ahhh si kalonin stinët - bënte ftohtë, binte shi, binte borë bëhej ngricë, acar i madh, për kë qante vëllau im, ky Labi i madh? Nuk mund ta pranonte një gjë të tillë, nuk mund të ju shihte lotët në sy, shpirti i tij Human dalëngadalë filloi të zhduk këto dukuri që shumicës së popullit i morën jetën. Strehoi e bëri se ka shpirt, Ndihmoi e bëri se ka zemër,

Luftoi se është luan, Dhuroi se është Human.

Ahhhh kur shihja televizionet me familje të varfëra, me jetime e dija menjëherë se vëllau im nuk do e priste ta shikonte deri në fund, por do linte familjen e tij menjëherë dhe të dilte në krah të atyre familjeve.

Kur njerëzit vdisnin për një copë bukë, e një gotë ujë, kur kalonin ditë duke ju tharë fyti e duke ju gurdullisur zorrët, vëllau im vdiste nga brenda, por fatmirësisht nuk kalonin 24 orë dhe si një zanë shfaqej Vëllau im, i cili për një përiudhë të shkurtër strehonte ato familje, në një ambient të ngrohtë, i përqafonte, i ofronte afër vetes, pos ndihmës që u dhuronte me material... e di se çka i shtyn ata njerëz që të jetojnë sot? Fjalët, Fjalët e tij të medha me plot dashuri, fjalët të cilat edhe po të bijë në humner do të ngrisnin prapë mbi tokë, sepse shëronte zemrat ato fjalë të ëmbla e shumë të dashura, ato përqafime të ngrohta që i dhuroi çdo kujt pa dallime, ahhhh ato fjalë na mbushën jetë.

E kur në koridoret e spitaleve, britmat te këpusnin shpirtin, kur nuk kishe forcë të vazhdojë të ecje kur e dije se një sekondë të ndan nga jeta, prapë Shfaqej ky njeri i madh, ky emër i shenjtë ky Labinot i pandalshëm, i pathyeshëm, që ato të qara përsëri i ktheu në buzëqeshje kur njerëzit ishin në prehër të vdekjes, i ktheu në prehër të familjes, kur mbyllën sytë në krevatet e spitaleve i hapën në krevatet e shtëpisë, kur fryma e tyre e vetme ishin aparatet e oksigjenit, ja dolën mbanë falë frymës që i ktheu në jetë vëllau im...

Luftoi nuk u dorëzua, nuk e mundën fjalët..." e bën të bie në sy" Mëkat i madh, të paktën ta kishit bërë ju, edhe kishit ra në sy, edhe ju kishim dashtë t'u na vra mbas shpine. Por nuk e bët fare.

A thua do të ndaleshit në rrugë ju po të vrisnit një shpend, apo kafshë? Ju nuk ndaleni po të vrisni njeri eh le më... Ishte vëllau im ai shpirt i pastërt, që edhe fluturat i mjekonte dhe i kthente në jetë. Ishte ai që për një Mace, desh humbi jetën e tij.

E di kur zemra e tij qanë edhe për zogj, pse mundoheni ta djallëzoni njeriun duke u munduar që ta hidhni poshtë, ta shani, ta fyeni... Pse? Dua ta di pse?

Pse kur varret e familjeve tuaja i mbuluan gjarpërinjët e therrat, kur edhe po të dojë t'i vizitoje kishe frikë se do të përfundoje aty?

Përse nuk hytë ju aty ku hyri Labi?

Përse ishte i vetmi që mendoj për të gjithë, për të gjallët në tokë, e për të vdekurit në varre..

Përse sot kur hyri në politikë, dëshironi ta shkelni e jo ta përkrahni, a thua paska bërë politikë ky para 20 vitesh?

A paska bërë mëkat që ju dhuroi familjet tuaja përsëri ?

A është mëkat të ndihmosh pa kushte?

Me dhembin këto fjalë që i dëgjoj, me vjen të qaj që jetoj dhe shoh që pas gjithë atij humanizmi e vritni me paedukatën tuaj, eh po nuk jemi mësuar të na ndihmojnë e të na duan si ti o Lab o vëllau im, andaj populli i don të këqinjët ata që i lëndojnë, e duan armikun dhe jo mikun.

Pas gjithë këtyre fjalëve të mija, desha të shtoj edhe diçka:

Nuk thashë asgjë nga ai që je, sepse ti je person që nuk mund të të përshkruan asnjë njeri kurrë edhe po të përdorë gjithë fjalët e botës, jo përse je vëllau im, por sepse ti je vëllau i të gjithë shqiptarëve anëmbanë. Nuk u dorëzove, nuk u ndikove nga fjalët, nuk u lavdërove, vetëm veprove.

Andaj vendi ynë ka nevoje për ty, shpirti ynë do qetësi, e qetësinë e gjejmë vetëm tek ty, vetëm me ty ndjehemi të bashkuar.

Veprat tua madhështore, me shumë bindje kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë, frymën e këtij vendi. Atëherë ti je e ardhmja jonë e vetme, dhe jeta që na jep JETE.

Eh lëri vëlla le të flasin për ty, sepse figurën tënde nuk mund ta përul e as nuk mund ta njollos askush, sepse ishe ti ai që lotët e dhimbjes, ua ktheve në lot Gëzimi, e sot e deri në frymën e fundit do të jemi krenar me ty. Edhe pse në këtë jetë Padrejtësia mbizotëron dhe triumfon, duke anuar shumica e popullit pas saj, prapëseprapë do të të përkrahim në këtë rrugëtim deri në fund të jetës, deri në frymën e fundit, sepse nuk ka një shpirt të pastërt të Dytë si ty. Njerëzit vuajnë duke parë gjëra të bukura që ti ke, prandaj mundohen ti shtrembërojnë ato, sepse shqisat e tyre funksionojnë vetëm për të keq, dhe kjo është një sëmundje e pashërueshme, për të cilën i udhëzoj të konsultohen me një psikiatër, mos të stigmatizojnë dhe paragjykojnë në vend të arsyes. Gjithsesi ti nuk meriton të humbasësh kohë dhe të dëshpërohesh nga fjalët e tyre të pavlera dhe vullgariteti. Qëndro kështu siç je i dashur, human dhe plot pozitivitet, sepse njerëzit negativ Vëlla vuajnë psiqikisht. Shpresoj dhe lutem ti Fal Zoti", shkruan Anduena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat