U akuzua se do ndante babain nga vajzat, Arbana rrëfen historinë e vërtetë

Mediale Vip

U akuzua se do ndante babain nga vajzat, Arbana rrëfen historinë e vërtetë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 06:38
Arbana Osmani

Pas një mungese të gjatë në televizion, Arbana Osmani është rikthyer me programin ‘’Dua të të bëj të lumtur’’. Njësoj si në edicionet paraardhëse, edhe këtë vit programi ka shkaktuar emocione të forta tek publiku. Në një intervistë për revistën ‘’Who’’, moderatorja ka pohuar se është një ndër programet më të vështira që ka realizuar. Kjo pasi ka të bëjë çdo ditë me ngjarje konkrete dhe me njerëz të zakonshëm. Arbana u shpreh se historia e të gjithëve fillon të bëhet pak nga pak edhe e saj. Plus tani që ajo është nënë, i shikon më ndryshe marrëdhëniet njerëzore dhe është më e ndjeshme se më parë.

Megjithatë jo çdo gjë që shfaqet në ekran përkon me realitetin. Arbana ka pohuar se është bërë objekt sulmi virtual për shkak të ngjarjeve që trajton. Ajo mori shkas nga një puntatë e vjetshme. Pastori Alfred Zike dhe gruaja e tij provuan të kërkonin kujdestarinë alternative, të dy vajzave që ndodheshin në jetimoren e Sarandës.

”Duke patur tendencën që personazhe të caktuar të mos i dëmtojmë e cënojmë në të shkuarën e tyre, kemi zgjedhur të mos tregojmë detaje “të errëta” e “të pakëndshme” në mënyrë që historia të ketë një përfundim të lumtur, sepse ai është qëllimi në fund të fundit. Vjet ne patëm një histori ku dy vajza të mitura na kërkonin t’i largonim nga jetimorja. Ajo histori kishte plot të pathëna për babain e tyre. Me dashje ne nuk donim t’i bënim publike për të mirën e vajzave. Fatkeqësisht ato vajza janë akoma në jetimore. Historia u harrua dhe e vetmja gjë që mbeti janë ca komente të ekstremistëve myslimanë në profilin e programit. Njerëz tërësisht të keqkuptuar që e kthyen qëllimin e programit në një ”luftë” mes besimeve.

Në atë moment bashkë me stafin vendosëm se nuk do të “mbrojmë” asnjë nga personazhet. Do të servirim çdo histori ashtu siç është, dhe se do kemi kujdes që të mos përdoremi nga njerëz të caktuar.”-tregon ajo.

Bëhet fjalë për historinë e dy motrave Ermonela dhe Aurora 9 dhe 11 vjeç që ndodheshin në jetimoren e Sarandës. Babai i tyre, Gëzimi i kishte dërguar aty pasi nuk kishte mundësi ekonomike t’i mbante. Vajzat nuk kishin as nënën. Gjatë qëndrimit në jetimore vajzat ishin njohur me pastorin dhe me bashkëshorten e tij. Atyre u kishin hyrë në zemër vogëlushet dhe kishin kërkuar kujdestarinë alternative. Çifti nuk kërkoi t’i birësonte vajzat apo t’u jepnin mbiemrin e tyre. Kujdestaria alternative ishte marrja në patronazh e vajzave deri sa ato të mbushnin moshën madhore. Por babai i tyre refuzoi t’u jepte kujdestarinë. Ai preferoi që vajzat të vijonin të qëndronin në jetimore. Më vonë, nëse do të kishte mundësi, do t’i merrte ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat