Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale

Mediale Vip

Selena Gomez rikthehet në rrjetet sociale

Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:40
Selena Gomez

Pas pothuajse katër muaje mungesë në rrjetet sociale, Selena Gomez është rikthyer.

Ajo krahas fotografive të publikuara iu është drejtuar fansave të saj me disa mesazhe.

“Ka qenë një kohë e gjatë që ju nuk keni dëgjuar nga unë, por tani dua t’iu urojë të gjithëve një vit të lumtur të ri dhe t’ju falënderoj për dashurinë dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar këngëtarja 26-vjeçare në Instagram

Gomez njoftoi në shtatorin e vitit të kaluar se ajo nuk do të ishte prezente në mediat sociale për të jetuar jetën e saj si dhe kishte thënë se komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e shumëkujt.

Selena ishte në spital një kohë të gjatë për shkak të shëndetit të saj mendor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat