Fifi befason me deklaratën ndaj meshkujve: Kurrë s’më kanë dashur, vetëm i kam dashur

Mediale Vip

Fifi befason me deklaratën ndaj meshkujve: Kurrë s’më kanë dashur, vetëm i kam dashur

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:22
Fifi

Pas suksesit te “Kënga Magjike” dhe thashethemeve se është e lidhur me kantautorin e njohur Flori Mumajesi, këngëtarja Fifi ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Nin” ku ka tërhequr sërish vëmendjen me një deklaratë befasuese që ka bërë gjatë intervistës.

Në promon e emisionit që moderatori ka publikuar në Instagram, Fifi dëgjohet teksa thotë se asnjëherë nuk e kanë dashur, por vetëm ajo ka dhuruar dashuri.

“Kënga ‘Psikopatja jote’ është krejt pikëpyetje, a je ti a s’je? Se kurrë s’më kanë dashur, gjithmonë vetëm kam dashur”, ka rrëfyer Fifi, siç mund ta shihni në videon promo të emisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat