Vajza e Michael Jackson ka probleme me shëndetin mendor

Mediale Vip

Vajza e Michael Jackson ka probleme me shëndetin mendor

Më: 16 janar 2019 Në ora: 22:28
Paris Jackson

Paris Jackson, vajza e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson, i është drejtuar një klinike rehabilitimi për të kuruar problemet me shëndetin mendor.

Pas një viti shumë të zënë me punë që e bëri atë të udhëtojë në gjithë botën, ajo ka vendosur të marrë pak kohë për të rifilluar, riorganizuar dhe për t’i dhënë prioritet shëndetit të saj fizik dhe emocional,”- tha një burim, duke shtuar se “Ajo ka bërë një kontrollë në një qendër rehabilitimi që ta ndihmojnë me mirëqenien e saj.”

Paris foli hapur në publik për problemet e saj me depresionin në një intervistë për revistën “Rolling Stone” në vitin 2017, duke rrëfyer edhe tentativën e saj të vetëvrasjes në moshën 15-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat