Habit Aurela Gaçe: Kjo është vetmja pjesë e trupit që do të ndryshoja

Mediale Vip

Habit Aurela Gaçe: Kjo është vetmja pjesë e trupit që do të ndryshoja

Më: 16 janar 2019 Në ora: 23:25
Aurela Gaçe

Këngëtarja Aurela Gaçe shprehet gjithnjë mjaft hapur për fenomene të ndryshme.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një postim ku shprehet  se çfarë do të ndryshonte tek vetja.

Image

‘Ka diçka që do ta doja, por se kam…Jo nuk është gjatësia, sepse s’e kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka e as pa taka. Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruar nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë. Jo, jo as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam. Vetulla, vetulla, ajo është që më bën të them ahhh. I kam zili femrat me vetull të plotë e natyrale. E thashë mo se plasa. Epo s’i kam unë, por i kanë gocat e mamit, të dyja’, shkruan Aurela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat