S'e lënë rehat në pushimet me Enin, acarohet keq Genc Prelvukaj

Mediale Vip

S'e lënë rehat në pushimet me Enin, acarohet keq Genc Prelvukaj

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:11
Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi

Menjëherë pas zyrtarizimit të lidhjes së tyre, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj nisën së bashku pushimet në Tajlandë, nga ku kanë publikuar shpesh foto e video me njëri-tjetrin.

Në njërin prej postimeve, ata shfaqeshin duke shijuar shëtitjen mbi një elefant, mirëpo një koment i një ndjekëseje e ka acaruar keq Gencin. Ndjekësja e kritikon se elefantët duhet të jenë të lirë, pasi nuk janë për të shëtitur njerëzit.

“Mizori ndaj kafshëve. Elefantët duhet të jenë të lirë dhe jo t’ju shëtisin rreth e rrotull.”- shkruan ajo.

“Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike, me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë, me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit,e të tjera e të tjera, shqiptarët merren me mrojtjen e të drejtave të efefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”- ja ka kthyer Genci ndjekëses.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat