Këngëtarja shqiptare zbulon se do të bashkëpunojë me Flori Mumajesin, ja kur do publikohet kënga

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare zbulon se do të bashkëpunojë me Flori Mumajesin, ja kur do publikohet kënga

Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:25
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi sapo la një vit plot suksese e arritje, i cili kulmoi me kupën e festivalit “Kënga Magjike”.

Por mesa duket edhe viti 2019 do të jetë me plot surpriza nga kantautori i dashur për publikun shqiptar.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Brunon dhe Getoar Selimin, duket se Mumajesi tashmë ka menduar që të sjellë një tjetër këngë me një artiste të njohur.

Bëhet fjalë për këngëtaren Eneda Tarifa. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Tarifa nuk zbuloi detaje të tjera rreth këtij bashkëpunimi, por u shpreh se mund të publikohet nga muaji mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat