Jo vetëm Luana Vjollca! Një tjetër prezantuese do bëhet këngëtare?

Mediale Vip

Jo vetëm Luana Vjollca! Një tjetër prezantuese do bëhet këngëtare?

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:28
Luana Vjollca , Roza Lati

Duket se është kthyer në trend që disa prezantuese të njohura të ekranit shqiptar të provojnë veten edhe si këngëtare. Një ndër rastet më të komentuara është ai i moderatores së “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca që krahas angazhimit në televizion zhvillon edhe karrierën si këngëtare e madje mban edhe koncerte për fansat e saj nëpër club-e të ndryshme në Shqipëri e diasporë.

E më e fundit që po mendon të nisë karrierën muzikore është Roza Lati.

Prezantuesja e emisionit “Why not” në Ora News ka publikuar një foto të shkrepur në një studio muzikore në krah të profesoreshës së muzikës, Diana Ziu duke shkruar: “Njerëz unë jam me Diana Ziun dhe po mendojmë të bëjmë një këngë për ju”, shkruan Roza mbi foto.

E nxitur edhe nga kurioziteti për të ditur edhe mendimin e ndjekësve të saj, Roza ka vendosur t’i pyes ata nëse janë dakort që ajo të bëjë një këngë dhe në fakt 74 përqind e atyre që kanë votuar janë shprehur pro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat