Nëse këtë javë keni vendosur ta bëni pushim nga të dalurit nëpër clube, mos u bëni merak, Soiree e Jonida Shehut jua solli clubin në shtëpi.
Mbrëmja e sotme në Top Channel ishte e gjitha për jetën e natës dhe atmosferën e clubeve shqiptare kohët e fundit.
Një prej temave të diskutuara ishte edhe, nëse një partner që punon në jetën e natës është i përkushtuar ndaj familjes, apo jo. Einxhel Shkira, një prej të ftuarave është shprehur pro të pasurit një partner që punon në jetën e natës.
“Për mua, më mirë një menaxher clubi sesa punëtor banke”, - u shpreh Einxheli, duke e argumentuar se nëse do të ndodhë diçka e pakëndshme, kjo mund të ndodhë edhe në bankë dhe kurdo.
Epo çuna, nëse doni t’i propozoni Einxhelit, bëni mirë të menaxhoni ndonjë club.