Anëtari i familjes mbretërore pëson aksident

Mediale Vip

Anëtari i familjes mbretërore pëson aksident

Më: 18 janar 2019 Në ora: 16:06
Familja mbretërore

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme Princi Philip i cili ka pasur një aksident me makinë dhe ky nuk është rasti i parë për Dukën e Edimburgut i cili dhe 23 vite më parë pësoi një aksident rrugor nga i cili pësoi vetëm disa gërvishtje.

Raportohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 15:00, gjatë pasdites së djeshme.

Burime për ‘People’ kanë zbuluar se aksidenti ka ndodhur pranë njërës prej rezidencave në pronësi të familjes mbretërore.

Image

Gjithashtu burime nga pallati bëjnë të ditur se Princi është në gjendje të mirë, pavarësisht moshës së thyer.

97-vjeçari po drejtonte makinën gjatë aksidentit, kur sipas ‘BBC’ ‘Range Rover-i’ i tij u përplas me një makinë që i kaloi pranë.

Image

Nga raportimet është zbuluar se dëshmitarët okularë janë ata që e kanë nxjerrë nga makina Princin. 

Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj po qëndronin në shtëpinë pranë vendgjarjes që prej Krishtlindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat