Gati për ta falimentuar! Reperja më e vogël në botë sfidon Kylie Jenner

Mediale Vip

Gati për ta falimentuar! Reperja më e vogël në botë sfidon Kylie Jenner

Më: 18 janar 2019 Në ora: 17:59
Danielle Bregoli

Reperja që u bë e njohur se rrahu nënën e saj, Danielle Bregoli po ngjit majat e suksesit cdo ditë me anë të muzikës. Këtë herë, ajo ka vendosur që të hapë një biznes, me të cilin thotë se do rrënojë miliarderen më të vogël në botë, Kylie Jenner.

Duket se Danielle e lakmon pasurinë dhe famën e Kylie si sipërmarrëse, prandaj ka firmosur kontratën 6-mujore me kompaninë kozmetike "CopyCat Beauty".

Kjo kompani do e paguajë Daniellen me 900 mijë dollarë për të promovuar produktet kozmetike. Përvec kësaj, reperja do marrë dhe përfitime në të ardhura nga përqindjet. Edhe pse e di që do përballet me produkte që kanë krijuar klientelë si ajo e Kylie dhe Rihannës, reperja 17-vjeçare thotë se është gati ti sfidojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat