Brad Pitt i zemëruar me Aneglina Jolie

Mediale Vip

Brad Pitt i zemëruar me Aneglina Jolie

Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:51
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Fansat janë duke mbështetur Brad Pitt pas një raportimi se ai është i zemëruar me ish-gruan e tij, Angelinën, e cila po i lejon truprojat e saj të bëhen dado të fëmijëve të tyre.

Kohët e fundit, një foto u shfaq në mediat sociale duke treguar truprojet e Angelinës, të cilët duke marrë dy nga fëmijët e Pitt në një dyqan pa Angelinën ose dadot e tyre të zakonshme.

Një burim i tha Hollyëood Life-it se regjisori nuk e pranon mënyrën se si Jolie u lejon të huajve të ndihmojnë me Maddox, , Pax, Zahara, Shiloh, 12, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.

Një burim deklaroi: “Brad është i zhgënjyer që nuk ka më shumë kohë për të me fëmijët e tij. Pjesa më e keqe e divorcit për Brad nuk ishte humbja e Angelinës, por sepse ai nuk i sheh më fëmijët e tij çdo ditë.

“Brad është i mërzitur që ai nuk mund të ketë një rol më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve të tij dhe veçanërisht nuk i pëlqen kur fëmijët kalojnë shumë kohë me truprojat ose asistentë të tjerë që Angelina punëson për të ndihmuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat