Si të shmangësh ish të dashurit, Rita Ora ju mëson taktikën e duhur: Ndihem sikur jam pastruar

Mediale Vip

Si të shmangësh ish të dashurit, Rita Ora ju mëson taktikën e duhur: Ndihem sikur jam pastruar

Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:54
Rita Ora dhe disa nga ish-të dashurit e saj zyrtarë

Rita Ora ka bërë së fundmi një veprim mjaft të zakonshëm për të shmangur të gjithë ish-të dashurit e saj. këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërruar numrin e telefonit dhe shprehet se ndihet sikur është ‘pastruar’.

“Unë kam pasur të njëjtin numër telefoni për një kohë shumë të gjatë dhe më në fund e ndryshova. Tani askush nuk po më shkruan më. Ndihem shumë mirë. Ndihem sikur jam ‘pastruar’. Tani kam fuqinë që të sjell në jetën time dhe të flas me kë të dua,”- u shpreh Ora shkruan “Mirror”.

Lista e ish-të dashurve të këngëtares shqiptare nuk është aspak e vogël. Gjatë gjithë jetës Rita është shoqëruar me emra si Rob Kardashian, Calvin Harris e James Arthur. Kur u nda nga Kardashian, ky i fundit e akuzoi Ritën se e ka tradhëtuar me 20 meshkuj.

Shkurt, këngëtarja shqiptare ka rënë vërtet në qetësi, dhe ky është një veprim që ndoshta secila prej jush e ka bërë një herë në jetë, ose të paktën e ka menduar. Së fundmi ylli shqiptar u kap mat në krahët e aktorit Andrew Garfield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat