Dizajnerët refuzojnë ta veshin për shkak të përmasave të trupit, nxehet Bebe Rexha

Mediale Vip

Dizajnerët refuzojnë ta veshin për shkak të përmasave të trupit, nxehet Bebe Rexha

Më: 22 janar 2019 Në ora: 11:44
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka treguar përmes një videoje se ajo po e ka problem të gjejë ndonjë dizajner për t'i bërë fustanin për ceremoninë e çmimeve Grammys.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë shpreh lirshëm mendimin e saj në lidhje me çështjet e ndryshme.

Por këtë herë duket se është revoltuar me një paragjykim që i bëhet asaj drejtëpërdrejtë.

Ajo me anë të një videje të postuar në Instagram shprehet se menaxherët e saj kanë kontaktuar me dizenjues të shumtë për ta veshur atë ne eventin e “Grammys 2019” por kanë refuzuar pasi sipas tyre kengetarja është “shumë e madhe”.

Ajo është e nominuar në dy kategori  për çmimin e “Artistit të ri më të mirë” dhe “Performanca më e mirë Country”.

Bebe Rexha nuk i ka kursyer edhe sharjet në drejtim të dizenjuesve duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishem për të gjitha vajzat.

“Artistët sigurisht qëkur kanë evente të rëndësishme shkojnë dhe takohen me dizenjuesit për veshjen e tapetit të kuq. Edhe stafi im e ka bërë diçka të tillë dhe dizenjuesit janë shprehur se nuk mund të më vishnin për shkak të përmasave të mija. Unë nuk i dua fustanet tuaja dhe nuk dua ti vesh. Shkoni në djall.”- përfundon këngëtarja.

Bebe i ka bashkangjitur videos edhe një shkrim ku shprehet: “Më vjen keq, më duhej ta hiqja këtë barrë. Nëse nuk të pëlqen stili im ose muzika ime është diçka tjetër. Por mos thuaj që s’mund të veshësh dikë që nuk ka masën për sfilatë. Fuqizoni gratë që të dashurojnë trupat e tyre. Ne jemi të bukura në çdo masë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat