Sukseset e Bleonës pas rikthimit nga pauza tre vjeçare

Mediale Vip

Sukseset e Bleonës pas rikthimit nga pauza tre vjeçare

Më: 23 janar 2019 Në ora: 07:32
Bleona Qereti

Është kthyer më e fortë se kurrë.

Bleona Qereti në një intervistë dhënë për Syrin, ka treguar se çka ka arritur në karrierë pas rikthimit.

 “Pas një pause tre vjeçare që unë e kam bërë në tregun muzikor, sepse, jam marrë me ribrendin me emrin “Bleona” dhe si çdo artist tjetër në botë, kam sjell diçka komplet ndryshe, si artistët ndërkombëtarë që bëjnë pauzë të gjatë në karrierë, vijnë me një imazh të ripërtrirë, në çdo gjë, si nga moda, si nga muzika dhe ideja e videoklipeve. Për mua ka qenë një sfidë e madhe, sepse, unë nuk jam këngëtare e baladave dhe ishte një test i madh për mua të vija në treg me një baladë, duke e ditur që unë gjithë jetën kam kënduar ‘Dance music’. Kënga “I don’t need your love’ ka qenë debutimi im i parë si drejtore dhe regjisore e videos dhe ka qenë sfidë e jashtëzakonshme si në muzikë, ashtu dhe në video dhe sigurisht komentet  e njerëzve kanë qenë fantastike dhe nuk ma ka marrë mendja që kjo këngë do ta kishte këtë sukses. Këngës ia kam bërë edhe remiksin në Amerikë, me disa nga emrat më të njohur të DJ ndërkombëtarë, me një biografi ‘stellare’ si Dave Aude dhe Stonebridge dhe aktualisht mban vendin e tretë në “Billboard Charts”", tha ajo.

"Për një artist që nuk ka një kompani të madhe muzikore prapa vetes, këto lloj renditje në toplista të mëdha janë të pamundura dhe për këngën “I don’t need your love” jam shumë shumë krenare. Kurse, për sa i takon këngës “Monster”, do të thoja se është një film i metrazhit të shkurtër dhe është debutimi i dytë i këngës si regjisore e videos pasi ideja ka qenë e imja dhe për mua kjo këngë është kryevepër. Kënga është aranzhuar nga Timberland dhe Rockstar.Jam munduar shumë derisa e kam nxjerrë si këngë që do jetë kolonë zanore e filmit “Paper Empire”.  Në videon e “Monster” gjërat janë bërë me idenë për të qenë këngë filmi. “Monster” do fillojë të futet në toplistat botërore, pasi unë të përfundoj promovimin e “I don’t need your love”. Para një jave, ka dal edhe një këngë tjetër që unë e kam kënduar në italisht dhe është një ‘cover’ që unë e kam risjell të këngës së famshme “Su di noi” të këngëtarit të njohur Puppo dhe jam e lumtur që unë e kam risjell dhe që më ka komentuar vet ai në Instagram në momentin që e kam publikuar si këngë.  Besoj që së shpejti do vij edhe me një këngë shqip. Kjo është një surprizë për fansat. Në përgjithësi, unë kam pasur suksese më shumë se sa që e kam paramenduar me këto balada” tha Bleona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat