Rita pranon të ndryshojë formën e postimeve në rrjete sociale

Mediale Vip

Rita pranon të ndryshojë formën e postimeve në rrjete sociale

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:04
Rita Ora, është në mesin e 16 yjeve në Britani të Madhe që kanë pranuar të ndryshojnë formën e postimeve nëpër rrjetet sociale

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, është në mesin e 16 yjeve në Britani të Madhe që kanë pranuar të ndryshojnë formën e postimeve nëpër rrjetet sociale, raporton BBC.

Rita së bashku me këngëtaren Ellie Goulding, modelet Rosie Huntington-Whitley dhe Alexa Chung e vlogerin Zoella, janë pajtuar që në postimet e tyre të saktësojnë nëse janë paguar apo kanë marrë dhuratë produktet që paraqesin nëpër fotografi e video.

Ky ndryshim vjen si pasojë e paralajmërimeve nga Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut që thotë se postimet e yjeve mund të shkelin ligjin për konsumator.

Kompanitë online mund të reklamojnë brendin me këto postime, por edhe mund të çojnë në keqkuptime, ka thënë Autoriteti.

Ky institucion nuk ka bërë ndonjë gjetje nëse yjet kanë thyer ligjin për konsumator, por ka thënë se ata vullnetarisht kanë pranuar të ndryshojnë praktikat e postimeve.

Sidoqoftë, nëse yjet dështojnë t’i përmbahen rregullit me marrëveshjen e arritur me Autoritetin, ata mund të përballen me gjoba të rënda ose me burgim deri në dy vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat