Vdes aktorja Fatime Llugiqi

Mediale Vip

Vdes aktorja Fatime Llugiqi

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:31
Fatime Llugiqi

Ka ndërruar jetër aktorja e njohur Fatime Llugiqi. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se aktorja Llugiqi kishte mbaruar shkollën e lartë Pedagogjike, grupi i artit dramatik në vitin 1971/72, klasa e profesorëve të njohur Bekim Fehmiu dhe Faruk Begolli.

Ajo ishte e punësuar në Teatrin Kombëtar qe nga viti 1973.

Fatime Llugiqi mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë.

Me rastin e ndarjes së saj nga jeta, Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë nesër në orën 11:00 një mbledhje komemorative.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat