Nuk e pranuan të tjerët, stilisti i famshëm shprehet i gatshëm të veshë Bebe Rexhën tek Grammy-t!! 

Mediale Vip

Nuk e pranuan të tjerët, stilisti i famshëm shprehet i gatshëm të veshë Bebe Rexhën tek Grammy-t!! 

Më: 23 janar 2019 Në ora: 18:29
Bebe Rexha

Indinjata e Bebe Rexhës bëri jehonë në mbarë botën; këngëtarja mori shumë mbështetje, jo vetëm nga fansat, por nga të gjithë ata që ë konsideruan të drejtë zemërimin e saj. Artistja shqiptare rrëfeu në rrjete sociale se stilistët e mëdhenj kishin refuzuar ta vishnin në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Grammy sepse e konsiderojnë të shëndoshë, ose te paktën jo në përmasat e konsideruara të përshtatshme për reklamimin e krijimeve të tyre.

Por një emër i njohur i modës, Michael Costello është ofruar të kujdeset ai për pamjen e Bebes, për të cilën thotë se e ka shoqe të vjetër.

Në fakt Costello është trishtuar që ajo nuk e mori të parin në telefon, megjithatë ishte dakort me të. Në djall stilistët që duan të punojnë vetëm më vajza të masës 2 (masa amerikane), është shprehur stilisti!  Veshjet e Costellos i kanë mbajtur disa emra të mëdhenj si Beyonce, Jennifer Lopez, Gwen Stefani apo Alicia Keys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat