Vin Diesel nuk po e harron Paul Walker, poston sërish mesazh prekës

Mediale Vip

Vin Diesel nuk po e harron Paul Walker, poston sërish mesazh prekës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:12
Vin Diesel dhe Paul Walker

Janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e aktorit Paul Walker.

Saga “The Fast and Furious” mund të ketë vazhduar pa Paul Walker, pas aksidenti tragjik. 

Por, kolegu, miku dhe “vëllai” i tij Vin Diesel ndiqet nga kujtimet. 

Aktori i famshëm postoi një foto bashkë me Walker në rrjetet sociale ku shkruan: “Mirënjohës për kujtimet e paçmueshme…Gjithmonë”. 

Vin Diesel ka prekur shumë shpesh fansat me postimet dhe kujtimin e tij për Walker. 

Paul Walker, i cili ka interpretuar rolin e Brian O’Conner në sagën “Fast and  Furious”, humbi jetën më 30 nëntor të vitit 2013 në një aksident automobilistik në Kaliforni në moshën 40-vjeçare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat