Mimi Kodheli e thotë troç: Bashkëshorti im ka dashur një brune, me forma, por… ja ç’i ndodhi”

Mediale Vip

Mimi Kodheli e thotë troç: Bashkëshorti im ka dashur një brune, me forma, por… ja ç’i ndodhi”

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:48
Mimi Kodheli

Deputetja e njohur socialiste Mimi Kodheli ka qenë e ftuar në puntatën e kësaj të mërkure në “Soiree” në Top Channel, që kishte si temë ‘natën e bjondeve’.

Politikania shqiptare, një ndër femrat më elegante shqiptare, ka folur për veten dhe ka zbuluar diçka ‘sekrete’ për bashkëshortin e saj. Duke folur për komplekset që hasin bjondet, Kodheli zbuloi se ndonëse ajo vet është bjonde, kjo nuk ka qenë në preferencat  e bashkëshortit të saj arkitekt.

“Të gjithë popujt kanë një shprehje, kurrë mos thuaj kurrë. Mesa kam kuptuar vonë, bashkëshorti im ka preferuar një brune me dimensione mesdhetare, jo shumë të gjatë, me forma… i ra nje bionde, jo mesdhetare”, tha Mimi Kodheli.

Edhe në intervistat e mëparshme, ish-ministrja shqiptare është shprehur se në rininë e tij, Lekë Kodheli-bashkëshorti ishte një ndër meshkujt më të bukur të rrugës së Durrësit dhe se ndonëse punonin në të njëjtin institucion, nuk kishin rënë në sytë e njëri-tjetrit.

Sot Lekë dhe Mimi Kodheli kanë 31 vjet të martuar dhe janë prindër të një djali të quajtur Mikel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat