Rona Nishliu pjesë e jurisë “Destination Eurovision” në Francë

Mediale Vip

Rona Nishliu pjesë e jurisë “Destination Eurovision” në Francë

Më: 25 janar 2019 Në ora: 06:54
Rona Nishliu

Këtë të shtunë, Franca do të zgjedhë këngën përfaqësuese për Eurovision 2019 përmes garës kombëtare “Destination Eurivision”, ndërsa pjesë e jurisë profesionale do të jetë edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu.

Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup, ndërsa fituesi do të zgjidhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut.

Kujtojmë që Rona Nishliu përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus” në vitin 2012, e ku u rendit në vendin e 5-të, që mbetet rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision.

Gjithashtu, Rona ishte edhe në dhjetor pjesë e jurisë në “Festivalin e Këngës” që u zhvilluar në RTSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat