Edhe Kida largohet nga On Records

Mediale Vip

Edhe Kida largohet nga On Records

Më: 25 janar 2019 Në ora: 16:59
Kida, nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike On Records

Këngëtarja simpatike dhe e dashur për publikun, Kida, nuk është më pjesë e shtëpisë diskografike On Records.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku ka falënderuar gjithë stafin me të cilët ka punuar deri më sot, duke bërë me dije se do të vazhdojë që publikut t’i sjellë projekte të reja në vazhdim.

“Te dashur fansa, miq dhe kolege, njerez pa vleresimin e te cileve nuk do te isha ketu ku jam sot! Dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanine ONRECORDS. Publikisht dua te falënderoj te gjithe stafin e punes per punen e palodhshme deri me sot, qe kane qene pjese e udhetimit tim dhe kemi bere se bashku nje pune te madhe e te palodhshme me shume dashuri. Une do te vazhdoj te sjelle projekte te reja ne vazhdim! Faleminderit shume ♥”, ka shkruar Kida tek përshkrimi i fotografisë së postuar, ku shihet së bashku me anëtarët e labelit, pjesë e të cilit ishte deri më sot, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka hatërmbetje mes tyre.

Po ashtu, këtë lajm e ka konfirmuar edhe tashmë ish-menaxheri i saj, i cili po ashtu më anë të Instagramit ka bërë të ditur për largimin e saj, duke i uruar shëndet dhe suksese në karrierën e mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat