George Clooney drejt divorcit? Ja çfarë deklaron aktori

Mediale Vip

George Clooney drejt divorcit? Ja çfarë deklaron aktori

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:02
George Clooney dhe Amal Alamuddin

Martesa e tyre 4-vjeçare konsiderohej si një nga më të qëndrueshmet në showbiz-in botëror por George Cloouney dhe Amal Alamuddin duket se janë drejt divorcit. Sipas “Radar Online”, dhe “People” Amal është larguar së bashku me binjakët në shtëpinë e re të çiftit në Sardenjë.

Burimet pranë çiftit kanë shtuar se Amal i ka thënë George se nëse shkon që të takojë fëmijët, ai duhet që të qëndrojë në shtëpinë e mysafirëve. Në lidhje me këto lajme ka reaguar dhe vetë aktori, i cili për “Hollywood Life” është shprehur se “historia është e sajuar”.

Ndërkohë vitin e kaluar, Amal foli për historinë e saj të dashurisë, duke pranuar se aktori i “Hollywood”-it ishte “dashuria e madhe që ajo gjithmonë kishte shpresuar se ekzistonte”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat