Pasi tejkaloi problemet me akne, modelja e njohur mahnit në imazhin pa grim

Mediale Vip

Pasi tejkaloi problemet me akne, modelja e njohur mahnit në imazhin pa grim

Më: 25 janar 2019 Në ora: 19:32
Kendall Jenner

Kendall Jenner kishte deklaruar se beteja e akneve e bëri që të ndihej e shqetësuar, e pafuqishme dhe e pasigurt.

Kendall Jenner ditë më parë ka folur rreth ‘betejës’ së saj me aknet.

Vetëm një javë pasi lidhi marrëveshje si fytyra e re e markës “Proactiv”, për kujdesin ndaj lëkurës, 23-vjeçarja përmes një postimi në Instagram kishte folur rreth akneve.

Image

Ajo postoi një fotografi në kuadër të sfidës “#10YearChallenge”, ku tregoi se si ishte lëkura e saj në adoleshencë.

“Isha 13 vjeç dhe vrapoja në shtëpi duke qarë çdo ditë, sepse njerëzit do të ngulnin sytë tek lëkura ime”, ka shkruar ajo.

Kendall shtoi “Ndërsa ka shumë më teper probleme që ndodhin në botë, vuajtja nga aknet për mua ishte dobësi”.

Ajo tregoi se kjo ‘luftë’ e kishte bërë të ndihej e shqetësuar, e pafuqishme dhe e pasigurt.

Meqë secili tenson të postojë momentet më të bukura, ajo zgjodhi që përmes këtij imazhi të tregonte që jo gjithçka është perfekte.

Pasi kishre sqaruar se ka gjetur një produkt që po e ndihmon në përmirësimin e lëkurës, me fotografinë e fundit të postuar në Insta-Story, Kendall mahnit me ndryshimin në fytyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat