Nga Hollywood-i Era Istrefi i bën urimin më të veçantë motrës së saj

Mediale Vip

Nga Hollywood-i Era Istrefi i bën urimin më të veçantë motrës së saj

Më: 26 janar 2019 Në ora: 11:51
Era Istrefi

Fama e Era Istrefit ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe tashmë ajo numëron një sërë bashkëpunimesh në karrierën e saj me emrat më të njohur të muzikës botërore. Së fundmi Era ka bashkëpunuar me dy vëllezërit grek, DJ e njohur, Dimitri Vegas & Like Mike. Kënga e tyre titullohet “Selfish” dhe pritet të publikohet shumë shpejt, duke qenë se gjatë ditës së djeshme ata kanë xhiruar videoklipin.

Era ka publikuar në ‘Instagram’ disa video të ndryshme, në të cilat ka treguar se ata kanë zgjedhur Hollywood Hills për të xhiruar klipin.

Duke qenë se sot motra e saj, Nita, feston ditëlindjen, Era nuk ngurruar ta urojë nga vendi i largët. Bashkë me skuadrën e saj, Era i ka uruar Nitës gëzuar ditëlindjen. Bashkangjitur videos së urimit këngëtarja ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen motra ime e mrekullueshme Nita. Të duam dhe faleminderit që gjithmonë kujdesesh për stilin tim”.

Ndryshe nga dy motrat e saj, Era dhe Nora, Nita nuk është personazh publik, megjithatë edhe ajo është shumë e njohur, sidomos nga fansat e këngëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat