Të gjithë e njihni si Meri, por ajo zbulon surprizën ku askujt nuk i shkoi mendja

Mediale Vip

Të gjithë e njihni si Meri, por ajo zbulon surprizën ku askujt nuk i shkoi mendja

Më: 26 janar 2019 Në ora: 13:28
Meri Shehu

Astrologia Meri Shehu ka zbuluar një sekret në emisionin “Late Night Show”.

Gjatë intervistës, ajo zbuloi se Meri nuk është emri i saj i vërtetë por është emri i pagëzimit. Gjithashtu ajo nuk dëshiroi që ta bënte publik identitetin e saj të vërtetë.

“Ne u ndikuam, se ne shqiptarët duhet të përshtateshe me jetën dhe ndikoheshe. Ishte një luftë për mbijetesë dhe kishim nevojë për shpresë, të besonim diku. Na pagëzuan, unë në letra nuk e kam ndryshuar emrin”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë bisedës, Meri tregoi se lidhja me astrologjinë ishte rastësi e bukur që i pëlqeu dhe vendosi ta ndiqte si shkollë.

“Më erdhi rastësisht. Isha në Greqi, isha e martuar, kisha lindur vajzën time dhe aty rastësisht u njoha me një rrymë astrologjie dhe më pëlqeu. As e kisha menduar, as e kisha ëndërruar ndonjëherë dhe mbase nuk më përfaqësonte si një intelektuale që ti përkushtohesha diçkaje të panjohur. Është më e bukur se mësuesia sepse të mëson më shumë gjëra dhe unë e kam pranuar kështu”, ka përfunduar astrologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat