Çiljeta thyen heshtjen mbi lidhjen me Albanin: “S’na ndanë as videot e femrave të kategorisë ZH”

Mediale Vip

Çiljeta thyen heshtjen mbi lidhjen me Albanin: “S’na ndanë as videot e femrave të kategorisë ZH”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 14:51
Çiljeta Xhilaga

Pak muaj më parë një video e portierit të Partizanit, Alban Hoxha i cili është i dashuri i Çiljeta Xhilagës, bëri xhiron e mediave rozë pasi sportisti shfaqej pranë një vajze në një club të Tiranës.

Menjëherë pas kësaj, nisën aludimet se Çiljeta dhe Albani janë ndarë. Deri ditën e sotme çifti nuk kishin reguar në lidhje me këtë çështje, por pak minuta më parë këngëtarja vendosi të thyejë heshtjen duke sqaruar gjithçka.

Çiljeta ka postuar në profilin e saj në ‘instagram’ faqen e parë të një gazete e cila artikullin kryesor të ditës kishte pikërisht “ndarjen” e dyshes.

“Çiljeta Xhilaga i jep fund bashkëjetesës 3-vjeçare me portierin e Partizanit, detaji që zbuloi tradhtinë!”, ishte titulli i vendosur.

Krahas postimit Çili ka sqaruar se asgjë nuk është e vërtetë dher ajo vazhdon të jetë në lidhje me Alban Hoxhën. Ndër të tjera artistja është shprehur se videot e publikuara nga femra të kategorisë ZH, nuk kanë arritur t’i ndajnë.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të saj:

“Të dashura media që s’na latë rehat të zgjohemi nga gjumi njëherë rehat dhe t’na shkojë dita mbarë. Do t’ju lutesha shumë, shifni gratë dhe burrat e juaj, familjet tuaja se duke u marrë me jetën e të tjerëve do t’ju ikin gratë e juaja dhe burrat nga duart, un e kuptoj pjesën që kur je personazh je në qendër të vëmendjes për çdo gjë dhe normalisht s’keni si mbushni gazetat përditë, por çdo gjë e ka edhe një limit ndaj do t’ju lutesha t’na leni rehat. Boll u morët jo vidjo, jo u ndan, jo u pajtun, jo u ndan, jo u pajtun prap, s’na kanë ndarë as vidjot e bëra me qëllime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgjë, kur të ndahemi nga i madh Zot do t’ju lajmërojmë vetë. Ditë të mbarë të gjithave portaleve sot!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat