Getinjo ‘godet’ politikanët: Ne nuk e degjenerojmë shtetin, por ju e keni bërë

Mediale Vip

Getinjo ‘godet’ politikanët: Ne nuk e degjenerojmë shtetin, por ju e keni bërë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 07:24
Getinjo

Ka tash e sa ditë që në media është shpallur një debat i hapur mes artistëve dhe politikanëve.

Disa nga deputet e Kuvendit kanë shprehur mendimin se duhet censuruar këngët që flasin dhe promovojnë përdorimin e drogës, gjë e cila ka çuar në reagim vet interpretuesit e këtyre këngëve.

Reperët Tayna dhe Buta janë dy nga emrat të cilët nuk kanë hezituar që të dalin hapur kundër kësaj çështjeje, e duket se të njëjtin mendim me ta e ndan edhe reperi Getinjo.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram disa video, ku ka thënë se nuk është ndjerë aspak mirë me ato çfarë ka dëgjuar nga politikanët.

Ndër të tjerash, ai ka përmendur edhe faktin që degjenerim sipas tij në Kosovë është vet politika, dhe jo muzika.

“Ne dimë edhe me i gëzu njerëzit edhe me i bë me buzëqesh, por ju a na keni bërë me qeshë ndonjëherë. Ne nuk e degjenerojmë shtetin, ju e keni degjeneru”, thotë reperi nga Ferizaji në videon e ndarë me ndjekësit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@getinjo #getinjofans #getinjofan #getinjobæ #getinjo #GB #uh ❤❤?

A post shared by ❣ GETINJO ❣ (@_getionjo) on Jan 26, 2019 at 12:21pm PST

Tutje, ai e ka përmbyllur reagimin e tij duke u sugjeruar politikanëve që të merren me punë tjera që sipas tij janë më primare, dhe më pas të merren me punën e artistëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat