Instagrami nuk e njohu anëtarin e Black Eyed Peas

Mediale Vip

Instagrami nuk e njohu anëtarin e Black Eyed Peas

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:43
Will.i.am

Will.i.am hyri në rrjetet sociale për të ndarë një email të cilën e kishte marrë nga Instagrami.

Sipas anëtarit të Blavk Eyed Peas, ai kishte postuar një video me këngën e grupit, megjithatë ky rrjet social ia fshiu duke pretenduar se nuk kishte të drejta për ta ndarë atë.

“Instagrami më dërgoi një email duke thënë se nuk kam të drejta mbi muzikën time”, ka shkruar ai në Twitter.

“Mendoj se edhe kompanitë më të mëdha të teknologjisë kanë probleme”.

Më pas ai më shaka tha se po e ndante videon në Tëitter sepse themeluesit e dinë se çfarë po ndodhë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat