Kryeministri s’duron vetëm dy gjëra dhe Anita Haradinaj është plotësisht dakord me to!

Mediale Vip

Kryeministri s’duron vetëm dy gjëra dhe Anita Haradinaj është plotësisht dakord me to!

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:09
Çifti Haradinaj

Çifti Haradinaj janë komentuar jo pak herë për marrëdhënien e tyre. Historia e dashurisë, puthjet e dhëna papritur në mes të parlamentit, apo dedikimet publike të dashurisë ndaj njëri tjetrit.

E kush më mirë e njeh kryeministrin se bashkëshortja e tij Anita? Askush! E ftuar në Prive, zonja Haradinaj  ka zbuluar 2 gjërat që kryeministri I Kosovës nuk duron dot dhe padyshim nuk do t’i toleronte tek njerëzit e tij të afërm.

“Ramushi nuk toleron dot tradhtinë dhe frikën. Kur them tradhtinë, nuk e kam fjalën për në aspektin e dashurisë, apo raportin tim me të. Ramushi si njeri nuk duron dot pabesitë, dhe njerëzit që nuk e mbajnë fjalën.”- u shpreh ajo.

Bashkëshortja e kryeministrit tregoi gjithashtu se ka një problem madhor me frikën.

Image

“Duke qenë vetë guximtar,frika nuk ekziston tek ai. Frika për të është një dobësi që nuk i lejon njerëzit të ecin përpara, të jenë krijues.”

Në këtë pikë ajo dhe bashkëshorti i saj ndanin të njëjtin mendim dhe përderisa gëzojnë martesë të shëndetshme, padyshim që parimet e tyre janë njësoj. /anabel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat