Xhemi Shehu bëri daljen më të guximshme në televizion dhe thjesht shkëlqeu

Mediale Vip

Xhemi Shehu bëri daljen më të guximshme në televizion dhe thjesht shkëlqeu

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:22
Xhemi Shehu

Me kaq shumë vite prezente në ekranin e Top Channel, jemi mësuar me ëmbëlsinë e Xhemi Shehut dhe nuk e kemi të vështirë të pranojmë se ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit, me tipare të theksuara në fytyrë, një fizik shumë të mirë dhe tërësisht natural (kujtojmë se Xhemi nuk ka bërë ndërhyrje estetike). 

Mirëpo, sado e bukur të jesh, guximi për të dalë pa asnjë grimcë makeup në televizion është tejet sfidues. Xhemi e bëri mbrëmjen e djeshme dhe na surprizoi. 

E ftuar në “Sekretet e Portokallisë” me Ori Nebiajn, Xhemi u shfaq tejet natyrale, pa makeup dhe pa flokë të rregulluar, njësoj si në ato fotot “pa filtra” që jemi mësuar t’i postojë në Instagram. 

Një bravo Xhemit për guximin dhe për mesazhin që dha tek të gjithë: S’ka si e vërteta e natyralja në ekran. Po, edhe kur bëhet fjalë për pamjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat