Shumë prej personazheve shqiptarë, këtë dimër vendosën të pushojnë në vende të ngrohta e me det, si për të kujtuar edhe një herë ditët e verës.
Ndërkohë Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë vendosur të zgjedhin një vend tipik dimëror, nga ata më të rekomandueshmit në periudhën e skive: Zvicër.
Ka qenë Rezi e cila ka shpërndarë fillimisht fotot nga vendi përrallor ku po pushojnë në çift. Imagjinojeni pak: jashtë dëborë, minus gradë celcius dhe në verandën e hotelit është një pishinë valë e ngrohtë ku mund tē shijosh pamjen mahnitëse. Rezarta dhe Ermali përjetuan fiks këtë.