Emocionet që përjetoi Gerta Heta si nënë mund të përlotnin çdo prind

Mediale Vip

Emocionet që përjetoi Gerta Heta si nënë mund të përlotnin çdo prind

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:26
Gerta Heta

Është padyshim një nga zërat më të mirë shqiptarë dhe me siguri ka emocionuar jo pak nga publiku me ato çka ka rrëfyer, kryesisht në radio. Po flasim për Gerta Hetën e cila momentalisht po drejton radion “Kiss Fm” dhe sigurisht përkushtohet “full time” tek familja e saj, sidomos vogëlushut e saj Luna dhe Matea.

Gerta ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Facebook dhe Instagram një çast shumë të ëmbël. Në një koncert fëmijësh, e vogla e saj është duke duke kënduar dhe siç mund ta prisni mami Gerta është emocionuar pa masë, aq sa video dukshëm ka lëvizje nga dridhjet e duarve ndërkohë që filmonte.

Zëri i Lunës është shumë i bukur dhe me sa arrijmë të kuptojmë, ka goxha talent për muzikë.

Gerta duhet të bëhet gati ta shoqërojë në koncerte Lunën kur të rritet dhe jemi të bindur se do të përjetojë të njëjtat emocione. A ka më bukur se kaq?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat