Renee i bën babi Robertit urimin më të veçantë për ditëlindje

Mediale Vip

Renee i bën babi Robertit urimin më të veçantë për ditëlindje

Më: 28 janar 2019 Në ora: 18:17
Robert Berisha

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Robert Berisha, feston sot 41-vjetorin e lindjes.

Familjarë, miq dhe fansat e tij e kanë uruar Robertin nëpërmjet rrjeteve sociale që në orët e para sapo ka hyrë mesnata.

Por urimin më të veçantë ai e ka marrë nga vajza e tij 4-vjeçare, Renee.

Këngëtari ka publikuar në “Instastory” një video ku zbulon urimin e ëmbël të së bijës.

Kjo e fundit i ka kënduar të atit këngën e ditëlindjes e shoqëruar me muzikën e luajtur në piano. Edhe pse ende e vogël, Renee ka trashëguar nga prindërit talentin për muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat