Baba për herë të dytë, reperi shqiptar bëhet me vajzë e zbulon emrin e saj

Mediale Vip

Baba për herë të dytë, reperi shqiptar bëhet me vajzë e zbulon emrin e saj

Më: 28 janar 2019 Në ora: 19:04
Festim Arifi

Këngëtari Festim Arifi, i njohur publikisht me emrin Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë.

Bëhet e ditur se bashkëshortja e tij, Gresa, ka sjellë në jetë një tjetër vajzë, së cilës i kanë vënë emrin Erika.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë reperi, duke treguar se në fakt vajza ka lindur dy ditë më parë.

Ndërkohë dyshja janë prindër edhe të një vogëlusheje tjetër me emrin Gresa, e cila vetëm para pak ditësh ka festuar 3-vjetorin e lindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat